Qeveria e Kosovës ka vendosur të rrisë në 100 për qind taksën për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Vendimi ka ngjallur reagime të mëdha, e në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton lajmi.net

“Prishtina dëshiron të dëbojë të gjithë popullin serb nga Kosova me masat e fundit. Ky është njoftimi jozyrtar i luftës për serbët në Kosovë”, tha Rakiq.

“Nëse kjo çmenduri nuk ndalet, populli serb nuk do të ketë shanse për të mbijetuar në Kosovë. Prandaj, ne po kërkojmë një reagim urgjent dhe ndihmë nga Beogradi”, vazhdoi Rakiq në një deklaratë për publikun.

Presidenti i Listës Serbe shtoi se serbët në Kosovë do të gjejnë një mënyrë për t’i rezistuar siç e quan ai, kësaj dhune, sepse kjo është luftë për mbijetesë.

“Kjo është arsyeja pse ne shpresojmë për mirëkuptimin, solidaritetin dhe mbështetjen e gjithë Serbisë”, tha Rakiq.