Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit në Prishtinë.

Ky koalicionn ka hapur fushatën nën intonimin e flamurit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Nisma-s Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz kompetentë e të sprovuar.

Limaj i quajti “pishpirika”, disa që sipas tij po tregojnë se çka do Kosova.

Sipas tij, është e lehtë të shprehesh dashurinë për Kosovën pa sakrifikuar, por tha se ata janë që e dhanë familjen për atdheun.

“Disa herët e kanë shpallur rezultatin. Jemi bashkuar me këtë vizion me energji pozitive. Ne sot jemi këtu me energji pozitive për ti shërbyer shtetit tonë. Po fillojmë këtë fushatë për t’i dhënë një mundësi shtetit tonë. Si asnjëherë me shumë Kosova ka nevojë për njerëzit kompetentë e të sprovuar. Kanë dal do pishpirika e po na tregojnë çka do Kosova. Edhe kur t’i shihni ngrohtë atje mirë pa asnjë telashe dhe nuk e kursejnë fjalën se kush e do vendin. Dallimi ynë është se nuk ka asnjë gjë më të shenjtë se familja. Ne kemi sakrifikuar familjen për t’i shërbyer vendit, kemi zgjedhur atdheun. Sa janë aq seriozë që unë jam kandidat e ata me tregojnë se sa e do Kosovën. Lehtë është me dashtë Kosovën veç kur të dhuron Kosova, atë duhet me dashtë edhe kur sakrifikon për ta. Vajzat dhe gratë e Kosovës do të jetë zëri i nënave kosovare që janë jehona e vendit”, tha Limaj.

Përmes një video lidhjeje nga New Yorkut, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka siguruar mbështetje të pashmangshme nga SHBA-ja, e cila sipas tij është shtylla kryesore e funksionimit të vendit.

Pacolli, pas 6 tetori premtoi anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata ndërkombëtare.

“Jam në ShBA në vendin ku na mbështet gjithmonë. Urime fitorja e koalacionit tonë që sjell ndryshime duke bërë vendin tonë një shtëpi të begatshme për të gjithë. Qeverisja jonë do të jetë e përgjegjshme transparente duke krijuar besim të plotë tek e ardhmja e Kosovës. Sot nga këtu ju siguroj partneritetin strategjik për Kosovën me SHBA, e cila është shtylla e funksionimit të Kosovës. Ne synojmë që të fillojmë duke bërë Kosovën anëtare në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Do ta ruajmë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, e kjo bëhet në bashkëpunim me SHBA-në. Kosova i ka të gjitha mundësitë për të pasur zhvillim ekonomik dhe duke i bërë zgjidhje problemeve. Ne synojmë të krijojmë vende të reja të punës për të rinjtë të Kosovës”, tha ai.

Kreu i PD-së, Ferid Agani, theksoi se me udhëheqjen e koalicionit do ta rikthejmë dinjitetin e vendit para qytetarëve të saj.

Agani kërkoi nga qytetarët që të votojnë ndershmërinë

dhe profesionalizimin dhe jo arrogancën.

“Ju uroj fillimin e fushatës, mirëserdhët në fillimin e ndryshimit historik. Me themelues të qeverisë së Kosovës, dhe luftuesit të drejtësisë Fatmir Limaj. Do të udhëheqim së bashku duke rikthyer dinjitetin e republikës para qytetarëve të saj. Do të gjykojmë në drejtësi dhe do të veprojmë për të mirën e tij. Koalicioni është zgjidhja më e mirë për një qeverisje të drejtë. Votoni vlerat tuaj në koalicionin për deputet të Kosovës. Votoni ndershmërinë, profesionalizimin dhe jo arrogancën. Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë dhe më mirë”, u shpreh Agani.

Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-së, Bilall Sherifi, deklaroi se prania e 5 mijë qytetarëve në këtë sallë, është dëshmia që bashkimi i koalicionit do të bëhet kryevepër.

“E kush thotë që bashkimi bënë fuqi. Kjo është prova më e mirë që ne kur arrijmë të bëheni bashkë bëjmë kryevepra. Prania e 5 mijë qytetarëve është dëshmia që bashkimi është zgjidhja më e mirë. Vendi gjendet në një udhëkryq të madh, andaj nevojiten njerëz të udhëheqin ashtu si duhet vendin. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë që kanë mbetur e të shkojmë në çdo lagje e shtëpi e ta dërgojmë programin tonë. Pa marrë parasysh se cilës parti simpatizantë janë, fitorja do ti takoj këtij koalicioni. Beteja sapo ka filluar. Ne nuk ndihemi inferior para asnjë koalicioni qoftë të shpallur apo të pashpallur, sepse ky vend ka nevojë të udhëhiqet me njeriun si Fatmir Limaj”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të NISMA-së, Jakup Krasniqi, tha se ata që i kanë mashtruar më herët qytetarët do të vazhdojnë edhe me tutje.

“Na ndajnë pak ditë kur ju qytetarët e Kosovës që jeni sovrani i këtij vendi do ti drejtoheni kutive të votimit për të vendosur për të ardhmen e Kosovës. Pushteti është në duart e juaja. Jam i bindur që ata që në të kaluarën nuk e mbajtën fjalën dhe abuzuan me juve nuk do ta mbajnë as në të ardhmen”, ka thënë ai.