Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme parlamentare tha se nuk mund të japë një date se kur do të përfundojë rruga Prishtinë-Podujevë

Sipas ministrit, kjo për shkak të rritjes së çmimeve edhe në fushën e ndërtimit e cila sipas tij, i ka ngadalësuar projektet infrastrukturore.

“Nuk mund të ju them data unë mund të ju them vullnetin dhe fillimin dhe inicimin e ndarjes së buxhetit këtë mund të ua premtoj, data nuk mund të ju them për një arsye për shkak se aktualisht rritja e çmimeve në fushën e ndërtimit e ka penguar dhe e ka stopu gjithë fushën e ndërtimit dhe rrjedhimisht i ka ngadalësuar edhe projektet infrastrukturore që janë. Cili do të jetë vendimi jemi duke e pregaditë ligjin për me sjellë këtu në Kuvend për çështjen e rritjes së çmimeve që ka ndodhur jo vetëm në Kosovë po në gjithë botën sot për shkak të agresionit rus në Ukrainë “, tha ai.