Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme e ka votuar në lexim të dytë projekt-rekomandimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ishte raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë propozimin për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim të sërishëm.

 

Hapi i radhës është seanca e PE-së, e cila do të mbahet bë muajin prill dhe ku pritet të miratohet plotësim-ndryshimi i Rregullores 2018-1806.

Më pas, në muajin maj pritet të ndodh ceremonia e nënshkrimit, kurse gjatë muajve maj-qershor pritet publikimi i rregullores në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Sipas institutit, 20 ditë pas publikimi në gazetë zyrtare rregullorja hynë në fuqi.

Ndërsa, lëvizja e lirë në zonën Shengen pritet të ndodh nga janari i vitit 2024.

 

 

/Llapi.info