Nuk është vendosur për ndërprerjen e grevës as pas takimit të Këshillit Grevist me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se takimi është mbajtur, por nuk është gjetur zgjidhja.

Ai ka thënë se të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre.

Jasharaj ka thënë se është pozitive që dialogu ka filluar.