Komuna e Podujevës ka publikuar planifikimin përfundimtar të Prokurimit për vitin 2023, shkruan Llapi.info.

Në kuadër të këtij planifikimi për këtë vit, është bërë e ditur se do të shpenzohen mbi 12 milionë euro për projekte të ndryshme arsimore, infrastrukturore, shëndetësore etj., në Podujevë.

Në po këtë planifikim është njoftuar se gjatë këtij viti do të nis edhe ndërtimi i parkingut nëntokësor.

Sipas asaj që është publikuar në faqen komunale, për këtë projekt është planifikuar të shpenzohen 2 milionë e 922 mijë euro.

Përveç tij, gjatë vitit 2023 janë paraparë edhe projekte tjera milionësh – siç është edhe ai për ndërtimin e shkollës ekonomike.

Ende nuk dihet se ku do ndërtohet parkingu nëntokësor në Podujevë.

 

 

/Llapi.info