Një person vdiq dhe dy të tjerë mbetën të lënduar në një aksident mes kamionit dhe një veture që ndodhi sot në Zhur të Prizrenit. Personi që humbi jetën ishte pasagjer i veturës që u godit nga kamioni, shoferi i së cilit tashmë është arrestuar.

Ibrahimi, 63-vjeçar nga komuniteti goran. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda kanë pësuar edhe dy persona të tjerë, që tashmë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

I dyshuari për këtë aksident B.K., 37-vjeçar pas arrestimit është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy personat e tjerë të lënduar janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes së rëndë.

Sipas informacioneve të para, deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka goditur veturën, derisa po kthehej në të majtë, te vendi i quajtur ‘Kepi Zyles’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.