Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksident në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Fillimisht ishte menduar se ishte vetaksident, por Policia ka konfirmuar se mjeti ishte i përfshirë në një aksident trafiku.

Shoferi i kamionit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë një familjar i tij, ka shprehur ngushëllime për të në një shkrim në Facebook.“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot në firmën tonë kemi pësuar një tragjedi, ku në një aksident me kamion kemi humbur një punëtor, mbi të gjitha një shok dhe familjar, nip të familjes, Agim Dautin. Një mungesë e madhe si për familjen ashtu edhe për kolegët e punës. Në emrin tim dhe të kolegëve të punës, i shprehi ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe”, shkroi ai.