Tragjedia e fundit në Shqipëri preku zemrën e çdo njeriu, e më së shumti të shqiptarëve.

Shumë njerëz humbën jetën, qindra të tjerë pranuan ndihma mjekësore e dy qytetet e Shqipërisë, Durrës dhe Thumanë morën dëme të mëdha.

Gjendja është më stabile, por lëkundje të tokës ka vazhduar të kishte edhe sot edhe pse me Rihter më të ulët.

Si pasojë e tërmetit 6.4 shkallë të Riheterit, jetën humbën edhe dy kosovarë. Shemsedin e Isa Abazi, dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit.

Varrimi i të ndjerëve është bërë pak minuta më parë, e të pranishëm për t’ua dhënë lamtumirën e fundit janë edhe shumë figura politike.

Në këtë varrim është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i zgjedhur për kryeministër të vendit, Albin Kurti.

Kurti bashkë me disa kolegë të partisë dhe me të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri kanë qëndruar në afërsi të familjarëve kur edhe po u jepej lamtumira dy të rinjve që pas vetes lanë fëmijë, familjen e gjerë e shumë miq.

Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Isa dhe Shemsi Abazi, që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërisë po ju jipet jepet lamtumira e fundit sot.Ndiqeni varrimin e dy vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi!

Gepostet von Radio STAR Gjilan am Donnerstag, 28. November 2019