Trajneri Driton Kuka pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se do të jenë bashkë në çdo sfidë dhe në asnjë moment nuk do të mungojë mbështetja për atë.

“O burrë i madh i Kombit Shqiptar. Ne do jemi me ty gjithmonë në çdo sfidë dhe asnjë moment s’do pushojmë përkrahjen për Ty. Do kthehesh edhe nga kjo betejë kryelartë. Tash kur ju deshtë ma shumë se kurrë Kosovës”, ka shkruar ai.