Të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në rend dite të kësaj mbledhjeje janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018.

Po ashtu në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018.

Si pikë e tretë e rendit të ditës është vendosur edhe përgatitjet për seancë plenare.

Në këtë pikë përfshihen edhe tri projektligjet për FSK-në të cilat kaluan në shqyrtim të parë.

Kujtojmë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të formohet në muajin dhjetor.

Ky është rendi i plotë i ditës në mbledhjen që do të mbahet të hënën:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:

1.Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

2.Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3.Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

5.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

7.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

8.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

10.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

11.Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

12.Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

13.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

14.Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

15.Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

16.Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

17.Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

18.Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

19.Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

20.Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

21.Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.​

III. Përgatitjet për seancë plenare të radhë:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave