Një person ka shkaktuar aksident trafiku mes tri veturave në Prishtinë, pasi që bëri tejkalim në vijë të plotë.
Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar tre vozitës dhe një pasagjer.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke drejtuar veturën e tije duke mos zbatuar rregullat e trafikut -tejkalim në vijë të plotë, ka shkaktuar aksident trafiku mes tri veturave.
Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit dhe një pasagjer, meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.