Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, që njëkohësisht është edhe kryetare e partisë CDU, qëndroi mbrëmë vonë në Kosovë, ku vizitoi shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë.

Kjo vizitë nuk ishte paralajmëruar dhe u zhvillua pa praninë e medieve. Njoftimi për vizitën e AKK në Kosovë u bë i ditur në Twitter nga komandanti i ri i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali Michele Risis, i cili 10 ditë më parë mori detyrën e komandantit të përgjithshëm të trupave të NATO-s në Kosovë.

“Komandati i KFOR-it ka mirëpritur sot ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Gjeneralmajor Michele Risis ka shprehur falënderimin e tij për kontributin e Gjermanisë në KFOR, në përkrahje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, shkroi në Twitter gjenerali Risis.

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk ka bërë të ditur nëse ka takuar apo do të takojë udhëheqësit e Kosovës. Një vit më parë në Prizren në jug të Kosovës trupat gjermane u tërhoqën nga baza e tyre për ta shndërruar kampin në një kamp inovativ për të rinjtë kosovar. Mirëpo, ushtria gjermane (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë, por tash me vetëm 70 ushtar të angazhuar na bazën qendrore të KFOR-it në Prishtinë. /DW/