Të gjithë qytetarët më të drejtë vote, të cilët për shkak të aftësive të tyre të veçanta nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përkushtuar që këtyre kategorive të votuesve t’ju ofrojë asistencë për të votuar në qendrën e tyre të votimit apo shtëpitë e tyre.

Për të realizuar këtë të drejtë, ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit, i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja e KQZ-së www.kqz-ks.org te linku “Shërbimet për Votuesit” pastaj linku “Lisa Votuese”, ose të merret në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj”, thuhet në njoftimin për media.

Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe një kopje të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta.

Këto dokumente duhet t’i dorëzoni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 1 tetor 2019.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.