Policia ka arrestuar dje të dyshuarin i cili me pasaportë të falsifikuar ka tentuar që përmes aeroportit të Prishtinës të udhëtoj për në Bazel të Zvicrës.

I dyshuari mashkull K/shqiptar kishte pasaportë të Sllovenisë e cila dyshohet se është e falsifikuar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.