Duket se lumturia e banorëve të Kosovës nuk po zbehet. Edhe në rezultatet e këtij viti, të publikuara nga Gallup, kosovarët – përkundër situatës së keqe ekonomike-sociale – gjenden goxha lartë në listën e njerëzve me të lumtur në botë si dhe prijnë dukshëm në rajonin e Ballkanit.

Sipas anketimit të kryer në vitin 2013 – e që u publikua të enjten – Kosova radhitet në vendin e 39-të të vendeve më të lumtura në botë. Shqipëria, ndërkaq, ndodhet në zonën e shteteve jo fort të lumtura, e pozicionuar në vendin e largët 117.

Pesë shtetet më të lumtura në botë, sipas sondazhit të Gallupit, janë: Panamaja, Kostarika, Danimarka, Austria dhe Brazili.

Ky konstatim është nxjerrë pas një sondazhi të realizuar me 133 mijë respodentë nga 135 vende të ndryshme të botës – nga të cilët është kërkuar të vlerësojnë, respektivisht të notojnë mirëqenien e tyre, të ndarë në pesë kategori: qëllimi, shoqëria, financat, komuniteti dhe shëndeti, transmeton ngjyra.com.

Fqinji i Kosovës, Serbia, është pozicionuar në mesin e vendeve goxha të pakënaqura, pasi që radhitet në vendin 101, ndërsa fqinji tjetër, Mali i Zi, gjendet në pozitën 100. Maqedonasit ndërkaq duken paska më të lumtur, pasi që zënë vendin 74.

Vendet tjera të ish-Jugosllavisë, janë pozicionuar kësisoj: Sllovenia në vendin 56, boshnjakët në vendin 107, ndërkaq kroatët gjenden në mesin e popullatës më të pakënaqur në botë, pasi që pozicionohen tek në vendin 127.

Populli më i pakënaqur në botë është ai i Sirisë, ndërkaq Danimarka, që me vite të tëra ishte në mesin e vendeve më të lumtura në botë, tashmë është spostuar, për t’ia lëshuar fronin shtetit të Panamasë, që përcillet nga Kostarika – në vendin e dytë.

Panamaja prin në katër kategori, ndërsa në rezultatin e favoshëm të saj – sipas vlerësimeve – ndikojnë faktorët si, ekonomia në lulëzim, ruajtja e vlerave tradicionale, pastaj raportet e mira familjare dhe natyra e bukur.

Lista e plotë:

1. Panama, 61%

2. Kosta Rika, 44%

3. Danimarka, 40%

4. Austria, 39%

5. Brazili, 39%

6. Uruguai, 37%

7. El Salvadori, 37%

8. Suedia, 36%

9. Guatemala, 34%

10. Kanada, 34%

11. Trinidad dhe Tobago, 34%

12. Shtetet e Bashkuara, 33%

13. Argjentina, 33%

14. Holanda, 33%

15. Kolumbia, 32%

16. Kili, 31%

17. Meksika, 31%

18. Emiratet e Bashkuara Arabe, 31%

19. Venezuela, 30%

20. Zelanda e Re, 30%

21 Arabia Saudite, 29%

22. Nikaragua, 29%

23. Australia, 28%

24. Bahrejni, 28%

25. Malta, 28%

26 Mbretëria e Bashkuar, 28%

27. Paraguai, 27%

28. Irlanda, 27%

29. Gjermania, 27%

30. Kuvajti, 26%

31. Hondurasi, 26%

32. Islanda, 26%

33. Ekuadori, 26%

34. Izraeli, 25%

35. Spanja, 24%

36. Malajzia, 24%

37. Xhamajka, 24%

38. Turkmenistani, 24%

39. Kosova, 24%

40. Filipinet, 24%

41. Belgjika, 23%

42. Finlanda, 23%

43. Bolivia, 23%

44. Tajlanda, 22%

45. Maroku, 22%

46. Kirgistani, 21%

47. Luksemburgu, 21%

48. Qipro e Veriut, 21%

49. Portugalia, 20%

50. Republika Dominikane, 19%

51. Franca, 19%

52. Libani, 19%

53. Mongolia, 18%

54. Vietnami, 18%

55. Tajvani, 18%

56. Sllovenia, 18%

57. Hungaria, 18%

58. Shri Lanka, 17%

59. Mauritania, 17%

60. Polonia, 17%

61. Peru, 16%

62. Rusia, 16%

63. Sllovakia, 16%

64. Japonia, 15%

65. Mianmari, 15%

66. Bangladeshi, 15%

67. Estonia, 15%

68. Indonezia, 15%

69. Kazakistani, 15%

70. Qipro, 15%

71. India, 15%

72. Etiopia, 15%

73. Iraku, 15%

74. Maqedonia, 14%

75. Koreja e Jugut, 14%

76. Rumania, 14%

77. Moldavia, 14%

78. Nagorni Karabak, 14%

79. Jordania, 14%

80. Irani, 14%

81. Bjellorusia, 13%

82. Kongo Brazavill, 3%

83. Republika Çeke, 13%

84. Malavi, 13%

85. Bullgaria, 12%

86. Pakistani, 12%

87. Ruanda, 12%

88. Taxhikistani, 12%

89. Gana, 12%

90. Kina, 12%

91. Angola, 12%

92. Mali, 11%

93. Kamboxhia, 11%

94. Sierra Leone, 11%

95. Bregu i Fildishtë, 11%

96. Jemeni, 11%

97. Turqia, 11%

98. Nepali, 11%

99. Tunizia, 11%

100. Mali i Zi, 10%

101. Serbia, 10%

102. Letonia, 10%

103. Palestina, 10%

104. Greqia, 10%

105. Nigeri, 10%

106. Nigeria, 10%

107. Bosnja Hercegovina, 10%

108. Egjipti, 10%

109. Lituania, 9%

110. Guinea, 9%

111. Azerbajxhani, 9%

112. Armenia, 8%

113. Tanzania, 8%

114. Butani, 8%

115. Zimbabve, 8%

116. Ukraina, 8%

117. Shqipëria, 8%

118. Italia, 8%

119. Senegali, 7%

120. Kenia, 7%

121. Gaboni, 7%

122. Kameruni, 7%

123. Afrika e Jugut, 7%

124. Bocvana, 7%

125. Burkina Faso, 7%

126. Gjeorgjia, 7%

127. Kroacia, 7%

128. Benini, 6%

129. Uganda, 6%

130. Madagaskari, 6%

131. Çadi, 5%

132. Kongo Kinshasa, 5%

133. Haiti, 3%

134. Afganistani, 1%

135. Siria, 1%