Disa prona në procesin e privatizimit janë shitur edhe nga 2 euro ari, pronë shoqërore e privatizuar nga AKP-ja.Këtë e ka konfirmuar drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit.
Drejtori Tolaj ka mohuar se është shitë ndonjë pronë 1 euro për ari ashtu siç është raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit.
Drejtori i AKP tha se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.Tolaj ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi që ka qenë në AAK deri në vitin 2018