Lokale - eSIMy

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 169 raste të reja me koronavirus dhe katër raste të vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,050 mostrave.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç), thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar katër raste pozitive, të gjitha nga qyteti.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 52.134. Prej tyre, 1.351 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 42.948 – prej tyre 313 në 24-orëshin e fundit, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 7.835 ./Llapi.info