Komisioni për Punë të Brendshme ka filluar të shqyrtojë pakon e projektligjeve për transformimin e FSK-së.
Të gjithë deputetët, përjashtuar deputetët e Listës Serbe të cilët nuk janë të pranishëm, kanë votuar pro kësaj pakoje, raporton Koha Ditore.
Kryesia gjithashtu ka vendosur që në orën 15:00, të caktohet data për seancën ku do të votohen projektligjet.