Klubi i Prodhuesve fton të gjithë që të përkrahin interesat e vendit dhe të mbrojnë qytetarët, kur kemi parasysh gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve.

Klubi i Prodhueseve e ka përkrahur dhe mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë z.Endrit Shala që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të ju vihet taksë prej 100%.

Klubi i Prodhuesve e përkrah një vendim të tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre, e që në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues.

Mirëpo, në të njëjtën kohë Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që të mos ndryshojnë çmimet e tregut, duke i rritur ato pas miratimit të vendimit për taksën 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Klubi i Prodhuesve fton të gjithë që të përkrahin interesat e vendit dhe të mbrojnë qytetarët, kur kemi parasysh gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve.

Masën për mbrojtjen e prodhimit prej 100% të Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë operatorët ekonomik duhet ta shohin si mundësi për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të vendit dhe jo si situatë për përfitim, transmeton “Ekonomia Online”.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës beson që ky vendim do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor.