Në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se ishte kapur nga pronari i auto-servisit duke vjedhur pjesë të ndryshme të veturave.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 28.09.2019 – 03:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ishte kapur nga pronari i auto-servisit duke vjedhur pjesë të ndryshme të veturave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info