Fitim Haziri, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka marrë përkrahje të madhe nga të rinjtë llapjanë.
Në tubimin e mbajtur në një kafene në Llap, Haziri ka shtuar se Vetëvendosje në programin e saj i kushton rëndësi të rinjve si ardhmëria dhe forca e ndryshimeve në Kosovë.
Haziri, aktualisht është shef i asamblistëve të VV-së në Podujevë dhe në garën e 6 tetorit mban numrin 94 në listë.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj zgjedhor rëndësi kryesore i kushton të rinjve si ardhmëria dhe forca e ndryshimeve në Kosovë.
Sonte me një grup të rinjësh shkëmbyem ide rreth të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës. Mbeta i mahnitur nga vullneti dhe shpresa e këtyre të rinjve, përkundër gjendjes dhe kushteve katastrofike që u ofrohen atyre sot.
Ka shpresë!