Policia e Kosovës është vënë pas Hyqymet Qorrit dhe Lirim Tushës, të dy nga Kaçaniku, të dyshuar për vrasjen e Hasan Berishës dhe plagosjen e vëllait të tij më 10 maj, Paparaci.

Sipas burimeve të Paparacit të mërkurën i dyshuari Lirim Tusha është parë në Han të Elezit, ku i njëjti më pas është ndjekur nga policia, por i cili ka arrit të arratiset.

I dyshuari Lirim Tusha, është parë në Han të Elezit, nga një qytetar i cili kishte arritur që përmes fotografisë ta njihte atë, e që më pas kishte lajmëruar edhe policinë.

Të dyshuarit ndodhen në arrati prej 14 ditësh. Kësisoj, një urdhër-arrest është lëshuar ndaj tyre nga Prokuroria e Ferizajt, bëri të ditur sot policia.

Organi i rendit dhe ligjit ka publikuar fotografitë dhe zbardhi identitetet e plota të dy të dyshuarve, si dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Hyqmet (Shaqir) QORRI:

Data dhe viti i lindjes: 17.06.1985

Gjinia: Mashkull

Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës

Adresa: Fshati Rekë, komuna Kaçanik

Flokët : kafe

Sytë : të kaftë

Gjatësia: 1.72 cm

Pesha: nuk dihet

Tatuazh: /

Lirim (Naser) TUSHA:

Data dhe viti i lindjes: 23.01.2001

Gjinia : Mashkull

Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës

Adresa: Fshati Soponicë, komuna Kaçanik

Flokët : e zeza

Sytë : të kaftë

Gjatësia: 1.75 cm

Pesha: nuk dihet

Tatuazh : në të dy duart