Hungaria ka ndërmend të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë me 100 trupa shtesë.
Rritja e numrit të trupave në misionin ndërkombëtar ushtarak në Kosovë u njoftua kohët e fundit nga ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó, duke shkuar në 500 numri i ushtarëve hungarezë në Kosovë.
Szijjártó, në një prononcim për mediat hungareze në margjinat e samitit të NATO-s në Londër, i cili shënoi 70-vjetorin e Aleancës, tha se Hungaria do të vendosë edhe 80 trupa të tjera në Afganistan për të “luftuar përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe dhunës në rajon”.
Hungaria do të vazhdojë të mbështesë forcat e sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes në Afganistan me gjysmë milion dollarë në vit gjatë katër viteve të ardhshme, tha Szijjártó, njofton agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Szijjártó e quajti NATO-n aleancën më të suksesshme të mbrojtjes në botë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së saj, veçanërisht tani kur terroristët po paraqesin sfida të reja duke adoptuar teknologji të reja.
Ai gjithashtu vuri në dukje se imigrimi i paligjshëm, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, është përsëri në rritje, transmeton KP.
“Kjo rrit kërcënimin që paraqesin organizatat terroriste”, tha Szijjártó.
Sipas tij, valët e migrimit të pakontrolluar të pakontrolluar po u japin organizatave terroriste mundësinë për të përhapur ideologji ekstremiste në të gjithë botën.