Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Shkup për nder të Ditës së Flamurit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, me ftesë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të festës së 28 Nëntorit në Shkup.
Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se kjo festë është sa kthim prapa në histori aq edhe reflektim i së ardhmes.
Sipas tij, shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik në Ballkan, një faktor që siç tha ai, çdoherë i ka kontribuuar stabilitetit të rajonit dhe orientimit properëndimort.
Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:
Me ftesë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kam marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të festës së 28 nëntorit, në Shkup.
Theksova se kjo festë është sa kthim prapa në histori aq edhe reflektim i së ardhmes.
Një festë që flet për rrugën e vështirë të shqiptarëve në histori, por edhe triumfet e shënuara.
Shqipëria u bë e pavarur më 1912, por kjo fitore nuk ishte e plotë, pasi që një pjesë e madhe e shqiptarëve mbetën jashtë kufijve.
Ajo u bë e plotë vetëm me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Por, kemi edhe një triumf tjetër të shqiptarëve, pasi u mundësua arritja e marrëveshjes së Ohrit (2011) e cila avancon pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe asaj të Prespës (2018) e cila avancon pozitën e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Sot shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik në Ballkan.
Një faktor që çdoherë i ka kontribuuar stabilitetit të rajonit dhe orientimit properëndimor.
Urime 28 nëntori gjithë shqiptarëv