Lokale - eSIMy

Hoxha i njohur, Osman Musliu, i ka reaguar ashpër deputetit të PDK’së, Eman Rrahmani, pas fjalimit të tij në seancën e sotme.

Musliu ndër të tjera i thotë Rrahmanit;

Eman, këto veprime tua e nisma me sherr e kanë një përfundim: mosndërtimin e qasaj xhamie. Mosni se ju vret Zoti!

Postimi i plotë:

Eman, pas shamisë, e paske gjet vegëzën për me mbijetu diqysh edhe ni mandat deputet a?! Duke mendu që në pranverë mund të kemi zgjedhje të reja, ky zotriu paska qef me dal në fushatë me fjali për Xhaminë e Ibrit.

Eman, këto veprime tua e nisma me sherr e kanë një përfundim: mosndërtimin e qasaj xhamie. Mosni se ju vret Zoti!

Ti e soji yt që deri dje as andërr nuk e keni pa Veriun e Xhaminë e Ibrit, sot qenkeni ngritë kinse me nis ndërtimin e xhamisë e kështu me u shndërru në protagonistë, në një prcoes të nisur nga tjetër kush. E krejt këtë e bëni ose nga mosdija ose nga idiotllëku apo ndoshta edhe me qëllime të ndyta e interesa të ngushta.

Besimtarit i takon që kur dikush nis një punë të mirë t’i thotë puna e mbarë, e jo të mundohet të fitoj poena në krah të tjetër kujt.

Andaj shërbimin ma të madh që mundeni me ja ba ndërtimit të Xhamisë së Ibrit është mos me u marrë me këto punë fare. Por nëse ky zell kaq i madh për protagonizëm të ka kaplu atëherë po të premtoj që kemi me të falënderu në fund të ndërtimit për heshtjen tënde që nuk është pak kontribut.