Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se masat e reja të cilat do hyjnë në fuqi nga nesër, vijnë si pasojë e rritjes së rasteve të infeksionit me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook Hoti tha se vendimi për masat e reja do të vlerësohet brenda dy javësh, dhe varësisht nga situata epidemiologjike, do të vlejë deri në një vendim tjetër.


“Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19. Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër”, ka shkruar Hoti.