Konfirmimi i aktakuzës tashmë ndaj ish presidentit Hashim Thaçit, bëri që konaku i familjes Thaçi në Burojë të pres mysafirë.
Miq e familjarë vizatuan familjen e ish shefit të shtetit, për të ju qëndruar afër në këtë ngjarje, njofton Klan Kosova
Pasdite për të qëndruar afër më të dashurve të bashkëshortit të saj, erdhi edhe ish zonja e parë e shtetit Lumnije Thaçi.
Veç se askush nga këta nuk e tha asnjë fjalë të vetme për mediat.
Megjithatë bashkëvendësit e Thaçit shprehen të mllefosur me veprimet e Gjykatës Speciale dhe besojnë në pafajësinë e ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.