Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në nderim të jetës dhe veprës se tyre heroike.
I pari i Gjilanit tha se
“Ky 28 nëntor shënon gjithçka që lidhet me vitin e madh të Skënderbeut, që në Gjilan i është dedikuar edhe 40-vjetorit të Rexhep Elmazit, 80-vjetorit të bibliotekës së qytetit e 45 –vjetorit të Radio Gjilanit. Natyrisht, mbetet sublimim i këtij viti të madh 50-vjetori i demonstratave për flamur, për të drejta për liri dhe barazi”
Ndër të tjera Haziri theksoi se dëshmorët, heronjtë, martirët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit
“Sot Gjilani është më mirë se vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë dëshmorët, heronjtë, martirët dhe kryengritësit e mëdhenj të Karadakut dhe Gollakut, të cilët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha. Do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera në shenjë nderimi”, tha Haziri.