Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendsoje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas zbrazjes së xhirollogarive të Telekomit nga kompania e Blerim Devollit.Haxhiu shkruan se zhvatja e Telekomit u bë me ndihmën e personave përgjegjës aty dhe nivelit politik.

Ajo shkruan se zyrtarët publik përgjegjës dhe ata të drejtësisë u vunë në shërbim të Devollit, e kjo ndodhë kur një shtet është i kapur, thotë ajo.

Sipas saj zbrazja e llogarive ka qenë e mundur të ndalohet sepse kontrata ka qenë e palidhjshme dhe e padrejtë sepse e dëmtoi Telekomin me miliona euro.Ky është postimi i saj i plotë:Zhvatja e Telekomit nga oligarkët përveç se u bë me ndihmën e personave përgjegjës në Telekom, plus nivelit politik, ajo nuk u ndalë as nga institucionet e drejtësisë. Gjithë zyrtarët publik përgjegjës dhe ata të drejtësisë në shërbim të Devollit. Kjo ndodhë në një shtet të kapur ku nuk ka drejtësi.

Zbrazja e llogarive të Telekomit ka qenë e mundur të ndalohet sepse kontrata ka qenë e paligjshme dhe e padrejtë e korruptive sepse e dëmtoi me miliona euro Telekomin.Në anën tjetër Qeveria në heshtje…duke pritur mos po ju del ndonjë tender tjetër!