Lëvizja Vetëvendosje ka gati gjysmën e elektoratit kosovar në anën e saj.

Kështu ka thënë Albulena Haxhiu nga ky subjekt, që ka shtuar se sipas një sondazhi të bërë tash kjo lëvizje është afër 50 përqind të përkrahjes.

“Jemi afër 50 përqind të mbështetjes qytetare. Sondazhet tjera i ka bërë UboConsulting, por këtë të fundit nuk mund të flas se kush e ka bërë”, është shprehur Haxhiu, njofton Klan Kosova.

Në Rubikon ajo ka theksuar se Qeveria e tanishme nuk e ka legjitimitetin për ta drejtuar vendin.

“Qeveria aktuale ka mungesë të legjitimitetit si në Kuvend si të qytetarëve. Votën e Etem Arfii nuk e ka më, pasi që ai është në njërën nga qendrat e paraburgimit aktualisht”.

Haxhiu ka thënë se në dhjetorin e 2018-ës si subjekt politik nuk e kanë mbështetur iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale pasi që kanë vlerësuar se është lojë e Presidentit Hashim Thaçi.