Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me përplasjet në mes të nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike, Agim Veliut e Vjosa Osmanit.

Avdyli thotë se nënkryetari i parë i LDK’së nuk është pronar partie që t’ua tregojë derën atyre që mendojnë ndryshe.

“Shpesh herë edhe ne nuk pajtohemi me njëri tjetrin por shpesh kemi arrit ti tejkalojmë mosmarrëveshjet për çka është shquar LDK është kompromisi edhe urtësia, kapadaillëku nuk i shkon për fytyre LDK’së, do të duhej që asnjë nënkryetarë veçanërisht z.Vesliu që ka tregu shenja të mos durimit ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe do të duhej ta ndryshojë këtë qasje, ai nuk është pronar as nuk e mban mbi shpatulla fatin e LDK’së që t’ia tregojë derën dikujt. Atë e bëjnë vetëm qytetarët. Nëse jemi për një emër është emri i Ibrahim Rugovës s’është i asnjë tjetri. Mendoj që këto çështje duhet të bëheshin brenda partisë, e jo nga shtëpia duke u kyçur në telefone”, thotë ai.

Deputeti i LDK’së, shton se edhe atë e kanë akuzuar se ka qenë pjesë e PDK’së.

“LDK se ka pas këtë praktikë që të linçojë askënd, më vie keq për fushatën linçuese të disa të rive që nuk i njohin situatën që po mundohen ti linçojnë duke na quajtur përkthyes të Thaçit  kur dihet se Vjosa Osmani ka qenë përkthyese e presidentit Sejdiu. Mua më kanë akuzuar në mënyrë të padrejtë kinse kam qenë anëtarë i PDK’së. I bëj thirrje atij dhe shokëve të tij, le të gjejnë argumente fotografi apo nënshkrim, ne mund të pajtohemi se ka pas transfere të ndryshme, por kjo mënyrë e shpalljeve të armiqve dhe kjo mënyrë për të barazuar secilin në atë që mendojnë ndryshe e ka veç një arsye që të tregohet te qytetarët se ne jemi të njëjtë. Fushata e sharjeve LDK’ LVV është për çdo dënim, dy parti që e kanë parë veten si partnerë të shajnë në rrjete sociale. LDK dhe LVV ka pas tensione edhe ma të mëdha se këto, janë tejkaluar. Ndoshta dikush ka qejf për të bërë luftë mes dy partive”, ka shtuar ai.