Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka theksuar se janë falënderues në drejtim të votuesve për besimin e dhënë dhe se do të jenë pjesë e opozitës.
Haradinaj theksoi se kërkon nga qeveria e ardhshme të mos e largojë taksën dhe të vendosë reciprocitetin.
“Ne kemi 19 mijë e 339 vota, 11.54% nga të numëruara nga KQZ-ja. 98.47% të votave të numëruar si të rreugllta. Mbesin me u numërue edhe 35 mijë vota që vinë nga diaspora dhe 24 mijë e 134 vota me kusht. Ka vota me kusht shumë në Prishtinë, Gjakovë e disa komuna. Nga trendi që shihet ekziston mundësi reale që të bashkohemi në 100 mijë votë dhe njëkohësisht si përqindje krahasuar me zgjedhjet e mëhershme është një rritje e ndjeshme e Aleancës. Pra, është 35% rritje, është vështirë të nxjerrim rezultatin kur ishim me PDK-në dhe Nismën pasi ishim të përbashkët. U jemi falënderues dhe do t’u jemi besnikë votuesve. AAK-ja e ka marrë rezultatin zgjedhor siç jemi njoftuar nga KQZ-ja, nuk kërkojmë rinumërim nuk e kundërshtojmë rezultatin zgjedhor. Nëse ndonjë kandidat ka vërejte ka të drejtën të kërkojë rinumërim, por ne si parti nuk kërkojmë pasi mendojmë se është e padrejtë me dëmtu të dëmtohet një proces kaq i mirë dhe i madh i demokracisë tonë”, tha Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Tutje ai theksoi se respektojnë faktin se qytetari nuk ua dha të drejtën për formim të qeverisë duke i uruar kshtu të gjitha partitë që morën votat e nevojshme.
“Ne vazhdojmë t’i jemi besnik temave të listuara dhe nuk do të bëjmë kompromis me askënd, si opozitë do të kontribuojmë në secilën temë veç e veç. Ju e dini se nuk dua të prishi vendimin e sovranit, ne e respektojmë atë. Ndërsa e dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes, për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu. Ekziston mundësia reale e zhgënjimit pikërisht nga votuesit, pra shpresoj që të jem gabim, por ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për temat. Nëse kushdo që i shkel këto tema do të na ketë aty si opozitë. Është mirë tu bëhet me dije zyrtarëve të BE-së për pozcionin tonë, se si e vlerësojmë ne veten. Unë s’kam koment se a formohet qeveria pa Listën Serbe, në bazë të Kushteut6ës kush e merr mandatin i merr përgjegjësitë. Pra fitues i zgjedhjeve kushdo që të jetë pasi ka diferencë të vogël mes VV-së dhe LDK-së por kushdo që e merr përgjegjësinë duhet të vendosë. E mendojmë votën si të jashtëzakonshme dhe do ta zbatojmë në tema. Përcjellim të dhënat e KQZ-së edhe pse s’kemi anëtarë atje. I bjen që jemi mes 14-15 deputetë, në Parlamentin e Kosovës. Me PSD-në ka qenë koalicion i sinqertë, mendoj se të gjithë e hetojnë një bashkëpunim të përbashkët. Jam për të bashkëpunu me ta,por s’kemi bisedë për planet e së ardhmes”, shtoi Haradinaj.
Lideri i AAK-së tha se nuk beson se koalicioni me PSD-në e ka dëmtuar partinë e tij.
“Nuk besoj që PSD na ka dëmtu, edhe kur s’ka sukses zakonisht lypet fajtor. Ne duhet t’i artikulojmë më mirë temat, pikëpamjet. Mendoj se partneriteti me PSD-në ka qenë vlerë e shtuar. Unë i lus me e lënë taksën dhe reciprocitetin deri në njohje. Le ta vendosin reciprocitetin pa e nguc taksën. Ne do të bashkëpunojmë edhe me pozitën dhe opozitën kur kanë qëndrim t drejtë n temë, e nuk e lidhin me emër të partisë apo me rol. Kushdo që punon në interes të temave nacionale do ta ketë përkrahjen tonë. Kushdo që nuk bashkëpunon mund të kemi dallime në tema, ia atribuoj këtë PDK-së, kërcënimin me e nda Kosovën dhe mendoj se pengesa kryesore kam qenë unë. Kemi pagu çmimin që kemi pagu, por nuk ua lejuam ta ndajnë Kosovën”, përfundoi Haradinaj./Indeksonline/