Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e shtatë.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor. Ai ka uruar që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet e rëndësishme për popullin e Kosovës.
Regjistrimi i deputetëve të rinj ka filluar të hënën dhe do të zgjasë disa ditë.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e shtatë do të ketë 13 deputetë.