Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmë vonë në Austri, përkatësisht në Vjenë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka ndarë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit e tyre nga këto sulme.

“Terrorizmi goditi edhe Vjenën. Lutemi për jetët e humbura, solidarizohemi me popullin aleat austriak, ndajmë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të realizohet qëllimet e tyre djallëzore.

“Sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Terroristët nuk do të fitojnë”, është shprehur Haradinaj.