Me propozim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, Kuvendi Komunal i Podujevës, ka marrë vendim që humanisti i njohur, Halil Kastrati, të shpallet qytetar nderi i Podujevës, shkruan Llapi.info.

Këtë propozim e votuan të gjithë asambleistët që ishin prezentë sot në Kuvendin Komunal, nga të gjitha partitë.

Kastrati, përmes organizatës së tij bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, që një kohë të gjatë ka marrë aksione nëpër pjesë të ndryshme të Podujevës, për t’i ndihmuar familjet llapjane në nevojë.

Dhjetëra shtëpia janë ndërtuar nga ai vetëm në territorin e Komunës së Podujevës.