Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi është pritur me fishkëllima nga protestuesit që janë duke kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë nga Qeveria pas bllokimit të llogarive të Telekomit, raporton Gazeta Express.

Kuçi ka dalë poshtë te protestuesit aty ku ishte duke qëndruar edhe Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

“Jemi duke bërë përpjekje që sa kohë me I rregullu problemet. Hajdi një delegacion, jemi në përfundim të procesit. Krijone një këshill do të ju tregojmë që procesi është në përfundim, ne kemi disa kërkesa”, ka thënë Kuci.

Ndërkaq nga sindikata e PTK-së kanë thënë se do të hyjnë në grevë nga nesër në ora 08:00 në rast se nuk iu përmbushen kërkesat.

Lamih Balaj nga Sindikata tha se nuk pranojnë të negociojnë më me Qeverinë, duke thënë se do të respektojnë policinë.

“Nga këtu do të shkojmë në objektin kryesor në grevë, regjionet do të hyjnë në greva në mëngjes. Na priftë e mbara ministër, ishalla sonte e kryni punën”, tha Balaj.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Kuci