Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në kryeqytet, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik rreth orës 14:00. Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar nga burri i saj, me të cilin është në marrëdhënie bashkëshortore.
Pas incidentit, viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.