Grafite me figurën dhe mbishkrimin “Oliver” janë vendosur në Mitrovicën Veriore, Prishtinë dhe Graçanicë në tremujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kryetarit të Iniciativës Qyteteareve Serbe “SDP”

Partia e tij në një deklaratë për media thekson “se tre muaj pasi u vra, ata pyetën çdo ditë se kush ishte përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Nuk ka përgjigje. Nuk ka të dyshuar, apo paraburgosur”, transmeton Klan Kosova

Sipas paralajmërimeve të kësaj partie nesër do të fillojë peticioni ndaj zonës së këmbësorëve apo rrugës “Sutjeska”, ku u vra Ivanoviq ta mbajë emrin e tij.

Ivanoviq , u vra më 16 janar përpara ambienteve të partisë së tij në Mitrovicë, transmeton Klan Kosova.