Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq përgëzoi shtetet ishull të Kiribatit dhe Vanuatus për anëtarësim në Interpol dhe i tha Prishtinës se refuzimi i kërkesave për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare tregon qartë se asgjë nuk mund të arrihet pa marrëveshje me Serbinë.
Ai i tha gazetarëve në Beograd se “populli serb në Kosovë është i lumtur dhe mirënjohës për fitoren e ligjit dhe drejtësisë në Interpol, transmeton Klan Kosova.