Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se ndjehet i shokuar me lajmin për vdekjen e kolegut të tij, Art Kurti.

“Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm. Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve”, ka shkruar ai në Facebook.

Art Kurti, aktor i serialit ‘ O sa mirë’ ishte edhe këshilltar i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjinit.

Ai është gjetur i vdekur sot në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje