Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy të mitur – të cilët dyshohet se janë goditur nga një veturë.

Llapi.info ka biseduar me mjekë në Emergjencës e Podujevës, ku kanë treguar se të lënduarit janë nisur për në QKUK, pas lëndimeve të marra.

“Rëndë kanë qenë të lënduar”, tha mjeku llapjan në kushte anonimiteti.

Mirëpo, ai shpreson që pas trajtimeve tjera mjekësore që do ta marrin në Qendrën Klinike Universitare, gjendja e tyre do të shkojë drejt përmisimit.

Aksident i rëndë në Kërpimeh, dyshohet për disa të rinj të lënduar rëndë (Video)

Detaje nga aksidenti në Kërpimeh: Dy persona u shkelën rëndë me veturë (Video)