Deputetja nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ajo ka zgjedhur një foto me Thaçin dhe Sami Lushtakun, sipër së cilës ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen PRESIDENT!”.

Ndryshe, ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve.

I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.