Mesi i muajit maj pritet t’i japë fund izolimit nga Coronavirusi në Kosovë, e me këtë edhe të formohen institucionet e reja qeverisëse.
Gazeta inFokus ka mësuar se me largimin e masave që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe aktivitetet publike në vend, do të fillojë procesi i krijimit të qeverisë së re të Kosovës.
Hisen më të madhe në ekzekutiv pritet ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa partner të saj në koalicion do të jenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social-Demokrate.
Kështu, siç merr vesh ky portal, AAK-ja do të ketë 3 ministri, NISMA 2 ndërsa pjesa tjetër do t’i takojë LDK-së.
Ky koalicion pritet të ketë mbështetje edhe nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me çka edhe do të arrihen numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.