Veturat më të vjetra u pozicionuan në qytetin më antik të Kosovës, të shtunën.

Në Prizren u mbajt edicioni i 17-të i OldTimer Fest, ku po marrin pjesë vetura të moçme nga shumë vende të rajonit.

Dikush, që nuk mungon asnjëherë në këso eventesh, tha se të tilla duhet të bëhen sa më shpesh, derisa meraklinjtë e veturave të vjetra treguan se mbajtja e tyre nuk është fort e lehtë sa mendohet.

Organizimi ka për qëllim sensibilizimin e kosovarëve për ruajtjen e gjërave të vjetra, duke përfshirë këtu edhe veturat e tilla, të cilat paraqesin trashëgimi kulturore.