Pas paralajmërimit të shtrenjtimit të rrymës ndaj KEDS, Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar lidhur me këtë paralajmërim.

Në reagimin e FSSHK-së thuhet se ky vendim do ta rëndoj gjendjen e mbi 14 mijë punëtorëve shëndetësor, dhe gjithë popullatës në Kosovë prandaj fton gjithë sindikatat dhe popullatën për t’u mobilizuar në mënyrë që të mos lejojë KEDS-in të luajë me gjendjen shpirtërore dhe materiale të qytetarëve.

Në konsultim me ligjin për Organizim Sindikal, Federata Sindikale e Shëndetësisë do të bëjë padi ndaj KEDS në emër të 14 mijë punëtorëve shëndetësor.

FSSHK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të marrë masat e duhur në mënyrë që vendimi i KEDS të mos realizohet.