Kreu i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka publikuar një video të një familje nga Podujeva, e cila është bërë me shtëpi të re, shkruan Llapi.info.

Në videon e publikuar nga Kastrati, bëhet e ditur se Fadil Berisha, është bërë me shtëpi të re.

Në pamjet e publikuara shihet gjendja në të cilën kjo llapjane jetonte dhe shtëpia e re që tashmë është ndërtuar për ta.