I riu Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, ku po trajtohej pas një aksidenti të rëndë komunikacioni.

Lajmin e ka bërë të ditur vet babai i tij përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërrojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të marra nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë të gjithë të cilët kanë ndihmuar për tu shëruar. Për ditën e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, ka shkruar Kryeziu.

Pak ditë më parë babai i Egzon Kryeziut kishte kërkuar ndihmë nga qytetarë që ta ndihmojnë financiarisht për shërim e djalit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se djali i tij Egzoni, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku gjatë vitit 2018, dhe se ai është duke u mjekuar në Turqi, ku edhe iu ka nënshtruar gjashtë intervenimeve kirurgjike në kokë, të gjitha këto intervenime kanë kushtuar rreth 230 mijë euro.

Më tej thotë se edhe shtëpinë e ka nxjerrë në shitje por që ende nuk i është shitur, duke shtuar se do ta vë në shitje edhe veshkën në mënyrë që ta shërojë djalin e tij.

Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica dhe morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksident, komunikacioni i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të 2019-së.

Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët…

Gepostet von Ramë Kryeziu am Freitag, 27. September 2019