Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur i zhgënjyer në një konferencë për media pas përfundimit të takimit në Bruksel.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, më vjen keq për ta e shpresoj të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim. Do ndaj disa prej tyre. Michel na tha se kemi 3 minuta, i thash se mund të ishte edhe 30 sec nëse do mbanin fjalën, po ata nuk e mbajtën. U tha që ndihesha mirë e keq të isha me ta. Ndihesh keq, sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë por si miq në një shtëpi të ndarë”, ka deklaruar Rama.