Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas njoftimit të së enjtes të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 427 infektime të reja gjatë kësaj kohe.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej 5.881 mostra të marra për testim.

Ndërkohë janë shëruar 31 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158 mijë e 315.

Me shifrat e regjistruara së fundmi, numri i rasteve aktive është rritur në 2. 811.

Në njoftimin e më MSH-së, tutje thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.